Master dhe intership në SHBA, ja fushat ku mund të aplikoni

Apr 12, 2018 | 11:56
SHPËRNDAJE

Të rinjtë e diplomuar në disa fusha si Studime Arsimore, Menaxhim dhe Administrim Arsimor, Teknologji dhe Inovacion, Menaxhim Projekti, Sipërmarrje, Biznes, Zhvillim, Turizëm Kulturor dhe Eko-Turizëm, tashmë kanë një hapësirë të re për të kryer studimet master ose për t’u bërë pjesë e programit të intershipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

78c6c593-a918-4fd1-b1e7-0c13229f6a28

Qëllimi i kësaj nisme të ndërmarrë nga qeveria shqiptare është rritja e kapaciteteve profesionale të punonjësve të rinj, pjesë të sektorit publik edhe privat, ndërkohë që pjesë e aplikimeve që do të hapen 16 Prill mund të bëhen të gjithë ata të rinj, që punojnë në këta sektorë.

“Komponenti i Praktikës Profesionale” mundëson 6 muaj eksperiencë të mirëfilltë pune dhe praktikë profesionale në kompani dhe institucione prestigjoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Programi është zhvilluar në bashkëpunim me agjencinë e akredituar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Council on International Educational Exchange (CIEE), dhe përshtatet me nevojat për rritje profesionale si të profesionistëve të punësuar në sektorin publik,ashtu edhe në atë privat.

Projekti, i cili është në vitin e dytë të implementimit, është 5 vjeçar dhe synon të sigurojë bursa për të paktën 90-100 profesionistë të përzgjedhur. Nga ky program mundësohet praktikë profesionale, trajnim dhe mentorim në një institucion pritës në SHBA, por krahas punës në institucionin pritës, të përzgjedhurve të programit u jepet mundësia të ndjekin një trajnim shtesë.

Në kuadër të projektit Master and Internship Program”, implementuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi dhe Bashkëdrejtorët e AADF, nënshkruan sot një Marrëveshje Mirëkuptimi për të siguruar mbështetjen e Qeverisë Shqiptare në implementimin e komponentit të Praktikës Profesionale në Amerikë.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje të Mirëkuptimit është t’i mundësojë punonjësve të administratës publike dhe nëpunësve civilë të aplikojnë në programin e praktikës profesionale dhe të sigurohet rikthimi i të përzgjedhurve në të njëjtin pozicion pune, si një parakusht i rëndësishëm në implementimin me sukses të programit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura