Maskat ndalojnë kamionin dhe i vënë flakën. Kërcënojnë shoferin me vdekje

Feb 9, 2016 | 10:36
SHPËRNDAJE

Një kamion është djegur plotësisht mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, teksa mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar që nën kërcënim e kanë zbritur shoferin dhe i kanë vënë flakën mjetit.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se kamioni ka qenë i ngarkuar me zhavor dhe po udhëtonte gjatë natës në drejtim të Tiranës.

komaioni

Mësohet se shoferi ishte nga Berati dhe maskat e kanë kërcënuar pasi i kanë vënë flakën kamionit: Do të vrasim edhe ty.

Pas ngjarjes, shoferi ka shkuar menjëherë në polici për të bërë kallëzimin. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konkurencën në transportin e lëndëve të ngurta për ndërtim.

Ajo që po hetohet, janë kompanitë e tjera në Fushë Krujë që merren me nxjerrjen e lëndëve për ndërtim si gur e zallë, teksa dyshohet se të punësuarit e këtyre firmave për shkak të rivalitetit kanë vendosur të kërcënojnë dhe paralajmërojnë beratasin që merrej me këtë punë.

kamioni

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.02.2016,në orët e mbrëmjes, pranë serave të Xhamit në Fushë-Krujë është djegur plotësisht një kamion tip Benz me targa AA 160 IS me drejtues shtetasin E.B.

Mjetit i kanë dalë dy persona para, duke e ndaluar, kanë zbritur shoferin dhe i kanë vënë flakën mjetit dhe më pas janë larguar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura