Mashtroi agjentin e SHISH-it, dënohet me 12 vjet burg zvicerania

Nov 26, 2015 | 9:50
SHPËRNDAJE

Shtetasja zvicerane Agnese Foure Maria Somma është dënuar sot nga Gjykata me 12 vjet burg për mashtrim me pasoja të rënda.

ZvicerianiaAjo u shpall fajtore se ka mashtrua ish-drejtorin e SHISH-it të Durrësit, Eduart Dake duke i marë këtij të fundit një shumë të konsiderueshme parash.

Nga 12 ajo do të kryejë vetëm 8 vjet burg për shkak të gjykimit të shkurtuar

Foure kishte hapur një firmë private të regjistruar edhe në QKR, e cila quhej “IXY Prelude Evolution”. Ajo gjithashtu rezultonte pronare edhe e firmës “Crofin Swiss Managment”.

Mashtruesja zvicerane hiqej sikur punonte në fushën e ndërtimit me dy agjencitë e saj. Madje ajo mori të drejtën e kryerjes së punimeve në një qendër tregtare në Tiranë.

Në atë kohë, ajo u njoh me agjentin e SHISH-it, Eduart Dakes përmes një personi tjetër Genti Roshi.

Pas njohjes, Agnese Foure nisi një lidhje intime me agjentin e SHISH-it. Dhe kur mori të drejtën për të kryer punime në një qendër tregtare, ajo i kërkoi Dakes një hua të majme pasi pretendonte se ishte në një periudhe krize financiare.

Ajo rezulton që të ketë mashtruar edhe persona të tjerë. Prokuroria zbuloi se skema e mashtrimit përfshinte edhe Genti Roshin, që ishte i dashuri i saj.

Foure arriti t’i merrte 30 milionë lekë agjentit të SHISH-it. Ajo është ende në kërkim nga policia dhe për të ka edhe një urdhërarrest ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura