Masat për koronavirusin, ja situata deri sot në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë: Kur duhen përdorur maskat, nëse udhëtarët vijnë nga zonat e “nxehta” të Italisë…

Feb 25, 2020 | 11:20
SHPËRNDAJE

Eugena Tomini6

Deri tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të të prekurve nga koronavirusi. Përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini tha sot se deri ditën e djeshme, 8 raste të dyshuara janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.

Mësohet se survejanca e përforcuar në të gjithë pikat kufitare ajrore është bërë për 4700 persona që janë vlerësuar me historik udhëtimi nga vendet ku ka pasur persona të prekur me këtë virus.

Teksa ka bërë apel dhe ka theksuar për shtimin e masave për higjienën sanitare vetjake, Tomini sugjeroi shmagjen e grumbullimeve masive apo ambienteve të mbyllura dhe theksoi se maska duhet të përdoret vetëm kur dyshohet që është sëmurë, apo ka pasur kontakte me persona të sëmurë.

“Nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni sëmurë apo paraprakisht nuk keni rekomandim mjekësor”.

“Për personat që kanë ardhur nga Kina, studentë janë monituar e vlerësuar me vetëkarantinim, deri në një moment të dytë vetëkarantinimi do aplikohet. Çdo linjë udhëtimi e ardhur nga Italia monitorohet e vlerësohet sipas masave të OBSH. Nëse vihet nga zonat e nxehta si Lombardia, Veneto, ata nuk dalin nga karantina, masat e rrepta të marrë nga Italia po ndiqen”, tha ajo.

E pyetur për situatën e gripit në vend, Tomini theksoi se “kemi situatë me intensitet të lartë infeksionesh virale, por me shpërndarje të gjerë gjeografike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura