MASAKRA TE SHKENCAT/ Ekspertiza e policisë: Markeljani vrau Sulkun, Klevisi goditi italianin

May 30, 2015 | 15:18
SHPËRNDAJE

Ekspertiza e Policisë Shkencore ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të mekanizmit të ngjarjes së ndodhur në bulevardin e Tiranës të mërkurën.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ekspertët e Policisë Shkencore kanë arritur të provojnë se Markeljan Doçi me një armë zjarri pistoletë ka vrarë atentatorin Besnik Sulku, pasi e ka parë se ai po qëllonte ndaj xhaxhait të tij, Mentor Lufi. Shofer i makinës “Touareg” që ruante Mentor Lufin, ka qenë nipi i tij, Klevis Doçi.

Sipas Policisë, ky i fundit e ka goditur me makinë italianin Salvatore Letizzia, pasi edhe ky bashkë me Besnik Sulkun ishte afruar e po qëllonin drejt makinës ku ndodhej Mentor Lufi.

Pas vrasjes së ndodhur pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dy vëllezërit kanë dhënë shpjegime të hollësishme, duke treguar dhe pranuar veprimet e tyre.

Ata kanë thënë se kanë vepruar në mbrojtje të xhaxhait të tyre Mentor Lufi, tashmë i vrarë në makinën e tij. Për këtë arsye, ndaj dy vëllezërve Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes për gjakmarrje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura