Masakra në Qipro/ Dyshime se Aleks Burreli është vrarë nga porositësi

Jul 28, 2016 | 14:43
SHPËRNDAJE

Televizioni grek “TV One” shkruan në një artikull të tijin se Policia dyshon fort se vrasësi me pagesë, Aleks Burreli është ekzekutuar nga porositësi i vrasjes së biznesmenit Fano Kalopsidiotis.

Aleks Burreli1Burime konfidenciale nga Policia qipriote, kanë thënë për televizionin se ka dyshime të forta se Burreli është ekzekutuar, në mënyrë që të mos gjendet porositësi i masakrës së 23 qershor, ku humbën jetën katër vetë, mes tyre edhe vrasësi tjetër me pagesë, Jani Vogli.

Po kështu, Policia ka marrë më 7 korrik informacione se në një zonë të pyllëzuar është gjetur një trup i pajetë dhe disa armë zjarri.

Sipas burimeve, rezultoi se armët janë përdorur për një tjetër vrasje, dhe se trupi i pajetë nuk i përket Burrelit.

Gjithashtu, Policia vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e Burrelit. Pritet që informacione të vlefshme do të japë drejtuesi i mjetit që shoqëroi Burrelin në arratisjen pas masakrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura