Masakra në Nicë/ Dalin akuzat, dy shqiptarët hetohen për terrorizëm

Jul 22, 2016 | 9:14
SHPËRNDAJE

Zyra e prokurorit në Paris mbrëmë vonë ka njoftuar se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër pesë bashkëpunëtorëve të sulmuesit me kamion në Nicë, përfshirë dy shqiptarët e arrestuar. Sulm, gjatë të cilit mbetën 84 viktima dhe u ka plagosën qindra të tjerë.

nice1

Të dyshuar janë pesë vetë, përfshirë shqiptarin, Artan Henaj dhe bashkëshorten e tij, Enkelejda Zaçe, e cila ka shtetësi franceze dhe shqiptare.

Prokurorët thanë se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, i cili në vendin e ngjarjes ishte vrarë nga policia më 14 korrik, dhe bashkëunëtorët e tij, duket se për disa muaj e kishin përgatitur sulmin, raporton REl.

Zyra e prokurorit, Francois Molins, që i mbikëqyr hetimet për terrorizëm, ka angazhuar më se 400 hetues në këtë rast dhe i ka paraqitur një varg të akuzave kundër pesë të dyshuarve, përfshirë bashkëfajësi për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Por, autoritetet thonë se nuk kanë gjetur shenja se ky grup e ka udhëhequr sulmuesin Bouhlel ose e ka financuar, megjithqë dëshmitë tregojnë se sulmi ishte i paramenduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura