Masakra në lokalin në Vlorë/ Video e transportit të të plagosurve, ja çfarë thonë

Apr 21, 2017 | 16:58
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet e para pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën, ku një person mbeti i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur pas një përplasje me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin “Fiks Fare” në  Ujin e Ftohtë. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkatuar panik.

Sipas bluve te qytetit bregdetar, ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë dhe u plagosën shtetasit Florian Hila, 28 vjeç; Arta Luka, 26 vjeçe dhe  Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Në videon publikuar nga “BalkanWeb” shihni momentet e transportimit në spital të një prej të plagosurve nga sherri me armë në Vlorë.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas pas nje sherri ne lokal çka ka sjelle edhe perplasjen me arme midis dy grupeve. Motivet mbeten ende te paqarta.

vrasje-vlore1

Njeri nga personat eshte qelluar ne parkingun e lokalit. Sic e shihni edhe ne foton e siguruar nga “Panorama”, trupi i viktimes eshte i shtrire mbuluar jashte lokalit.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja njihet për netët me muzikë live. Para disa orësh në rrjetet sociale kishte njoftimin për mbrëmjen e sotme, sic e shihni edhe me poshte, ku kendonte kengetarja e njohur Blerina Balili.

18033814_1905188529757600_4904559021414153133_n

“JU MIRPRESIM SONTE NE “FIKS FARE” TE KALOJME NJE MBREMJE TE BUKUR NEN TINGUJT E MUZIKES PUPULLORE ME KENGETARET E MREKULLUESHEM “BLERINA BALILI”&” KLEANDRO HARRUNAJ” LIVE “, shkruante ne postim.

vrasje-vlore2

Screenshot_141492725730 Screenshot_151492725729

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura