Masakra në Elbasan/ Policia flet për ngjarjen: Dyshohet për hakmarrje

Feb 3, 2016 | 21:19
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen në Elbasan që ka tronditur vendin. Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë në një lokal në zonën e Krastës, ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

elbasanMirëpo, sipas Policisë, bëhet fjalë për dy të vdekur dhe katër të plagosur. Policia thotë se për ngjarjen janë vendosur menjëherë në Elbasan forcat speciale RENEA, FNSH-të e Tiranës dhe FNSH-të e Fierit.

Gjithashtu, Policia thotë se janë angazhuar edhe efektivët e Lushnjës, Fierit, Beratit dhe Durrësit.

“Eshte krijuar perimetri rrethues ku jane bllokuar te gjitha pikat hyrese e dalese me Elbasanin.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur per hakmarrje per ngjarje te ndodhura me pare”, shkruan Policia.

DEKLARATA

Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Kraste ne Elbasan ku dyshohet se nga disa persona eshte qelluar me arme ne drejtim te nje lokali dhe per pasoje dyshohet se kane humbur jeten dy shtetas dhe jane plagosur 4 persona te tjere, nga te cilet dy jane ne gjendje shume te rende ne spital.

Menjehere ne ndihme te policise se Elbasanit jane nisur forcat speciale Renea Fnsh e Tiranes, Fnsh e Fierit.

Jane angazhuar forcat policore te komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durres. Eshte krijuar perimetri rrethues ku jane bllokuar te gjitha pikat hyrese e dalese me Elbasanin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur per hakmarrje per ngjarje te ndodhura me pare. Ky eshte info paraprak. Jo i plote dhe jo perfundimtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura