Masakra në Elbasan/ Atmosfera në fisin Çapja pas vrasjeve (FOTO)

Feb 5, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Kjo është atmosfera sot në Krastë të Elbasanit, në lagjen ku ndodhi vrasja e trefishtë dhe me 7 të plagosur mbrëmjen e së mërkurës.

Siç shihet edhe nga fotot e gazetarëve të “Panorama” në vendngjarje, në lokalin që 4 autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi ka vetëm automjete pranë servisit në pronësi të viktimës Sokol Çapja, dhe shiritat e policisë me mbishkrimin skenë krimi, që kanë rrethuar lokalin ku ndodhi masakra.

12665790_10153781431673260_446120218_n

Atmosferës së zymtë i është bashkuar edhe koha gri, me reshje shiu që kanë nisur që mbrëmë.

12674659_10153781432163260_585315550_n

Edhe në hotelin në pronësi të Sokol Çapjes, nuk ka lëvizje, teksa njerëzit janë strukur në shtëpi.

12660211_10153781432683260_729384001_n

Pranë lokalit ku ndodhën vrasjet shihen nga fotot edhe vilat e familjeve të fisit Çapja. Këta të fundit jetojnë pranë njëri-tjetrit në banesat që i kanë ndërtuar prej vitesh.

12695930_10153781440333260_217629174_n

Policia e Shtetit është ngritur e tëra në këmbë dhe po vijon kontrollet në çdo vend të dyshimtë ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka motiv hakmarrjen, pasojë e një kalvari të gjatë mosmarrëveshjes mes dy fiseve ndër vite.

12659787_10153781440673260_512016868_n 12648052_10153781441033260_1805545437_n 12660383_10153781441173260_1296400545_n 12647728_10153781441573260_1035287434_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura