Masakra e Mamurrasit/ Arrestohen edhe 2 persona të tjerë. 3 në kërkim

Sep 24, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Lezhës ka arrestuar sot edhe dy persona të tjerë si të dyshuar të lidhur me vrasjen e ndodhur dje në Mamurras. Në pranga janë vënë shtetasit Taulant Sami Bebri (Arjan Sami Tafa) 26 vjeç dhe Dorjan Ndue Mamli 31 vjeç.

Sakaq filloi procedimi penal për ta dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasve:

Tom Dodë Mamli 33 vjec
Paulin (Roland) Dodë Mamli 29 vjec
Gentjan Murat Elezi (Tafa) 30 vjec.

Shkak, konflikti për paratë e prostitucionit

Përplasja për paratë e prostitucionit në Itali shkaktoi dje një konflikt të përgjakshëm në qendër të Mamurrasit. 

Policia e Kurbinit tha dje se motivi i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, dyshohet të jetë i mbartur nga jashtë vendit mes viktimës dhe autorit të ngjarjes, që disa vite më parë kanë punuar bashkë në Itali.

Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur për larje hesapesh mes viktimës, Naim Tafa, 35 vjeç, dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, 28-vjeçarit Enrik Mamli.

DSC_0067Sipas policisë, shkak i konfliktit ka qenë një grindje mes dy kushërinjve, Enrik Mamli – i cili është edhe autori i vrasjes së Naim Tafës –  dhe Dorian Mamlit.

Shakak i konfliktit, sipas Policisë ka qenë shoqërimi i Dorian Mamlit me Naim Tafën. Ky i fundit kishte qëne i dënuar në Itali dhe sapo kishte dalë nga burgu.

Autori, Enrik Mamli
Autori, Enrik Mamli

Policia thotë se Enriku i kishte kërkuar kushëririt të mos shoqërohej më me Naimin, pasi ai kishte patur konflikt të hershëm me të jashtë vendit.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Me datë 23.09.2015 rreth orës 11:30 në qytetin e Mamurrasit rrethi Kurbin, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Enrik Mamli dhe Dorian Mamli, të cilët janë kushërinj mes tyre, ku shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. 

DSC_0095Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi  me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta.

Armët e krimit, të sekuestruara në vendngjarje
Armët e krimit, të sekuestruara në vendngjarje

Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar  në konfrontim fizik. Me pas  shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me  makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar  me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet. 

Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli.

DSC_0072Në këto momente , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Enrik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes.

DSC_0081Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enrik Dod Mamli, i datëlindjes 11.05.1987 lindur dhe  banues në Zheje, Njesia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin per veprat  penale “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , e 278/5 i K.Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nga burgu me datë 08.09.2015 ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura