Masakra e Elbasanit/ Haki Çako flet për identifikimin e katër autorëve

Feb 4, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke folur për masakrën e ndodhur në Elbasan shprehet se, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, për të cilin policia kishte dijeni. Çako tha se, të gjitha strukturat po bëjnë një analizë të detajuar të ngjarjeve, ndërsa foli dhe për përgjegjësi nga ana e Policisë. Çako shtoi se, Ardian Çipa në krye të punës për zbardhjen e ngjarjes, ku mbetën tre persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur.

Mberritja ne Gjirokaster
Mberritja ne Gjirokaster

“Ngjarja është vërtet shumë e rëndë dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i hershëm. Sot ndodhemi në një pamundësi reale të deklarimit të disa autorëve të një sërë ngjarjesh të mëparshme. Ne marrim përgjegjësitë tona.

Por, do të thosha se e gjithë policia është e mobilizuar për të bërë analizën e gjithë dinamikës së kësaj ngjarje. Ne jemi në kontakt, dhe kuptohet që çdo ngjarjen hetohet nën mbikëqyrjen e prokurorit. Çdo iniciativë që buron nga policia është në mirëkuptim të plotë me Prokurorinë, në këtë rast të Elbasanit”, tha Çako në një lidhje telefonike për televizionin “News24”.

Policia ‘kreh’ kodrat e fushat, kontroll 150 garazheve

Policia e Elbasanit zbardh detaje nga operacioni për zbardhjen e masakrës me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur rëndë një natë më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja.

Deklarata e plotë e policise 

Kanë mbetur të vrarë  shtetasit:

  1. Agron Çapja,  50-vjeç, banues në  Elbasan.
  2. Ardit Sinakoli,  27-vjeç,  banues në Elbasan.
  3. Eno Bedalli,  38- vjeç,  banues  në  Elbasan.

Të plagosur në gjendje të rëndë shtetasit:

  1. Ardian Zharri,  45-vjeç  banues në Elbasan.
  2. Fejzulla Çapja,  58-vjeç, banues në Elbasan.
  3. Ferit Muca,  42-vjeç  banues në Elbasan
  4. Luan Muca,  47-vjeç ,banues në Elbasan
  5. Bujar Rreshka,  40-vjeç  banues në Librazhd
  6. Florenc Çapja, 35- vjeç  banues në Elbasan
  7. Arnold Çapja, 23-vjeç,  banues në Elbasan
  8. Erdis Sulku, 33- vjeç, banues në Elbasan

Nga  veprimet  e  para  hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën e u sekuestruan  në  cilësinë e provës materiale:

  1. 2 armë zjarri automatik model 56,  me një krehër pa fishekë
  2. Një automatik model 56 ,me një kreher pa fisheke
  3. 1 kreher automatiku model 56, me 26 fisheke
  4. 65 gëzhoja model 56 ,me kapsolla të goditura,
  5. 3 predha kalibër 7,62mm.

Grupi  hetimor po  punon  intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë  gjithë  natës  Forcat  Renea,  FNSH  dhe  Policia  e  Elbasanit  kanë  ushtruar  dhjetëra  kontrolle  në  banesa,   në  Elbasan,  Peqin,  Cërrik,  Librazhd  e  Gramsh.

Gjithashtu  janë  kontrolluar  në  akset  rrugore  e  në  qytete  automjete  të  dyshuara  që  mund  të  lëviznin  autorët.

Janë  krehur  me  këmbë  zona  kodrinore  e  fushore ku  dyshohej   se  mund  të  fshiheshin  autorët  apo  mund  të  kishin  braktisur  makinën. Si  dhe  janë  kontrolluar  mbi  150  garazhe makinash  në  hyrje  të  pallateve. Janë  shoqëruar  për  verifikim  46  shtetas.

Një  grup  Specialistësh  të  Krimeve  të  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  së  Shtetit,  të  kryesuar  nga   Drejtori  i   Krimeve  të  Rënda,  në  bashkëpunim  me  Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  Elbasan  si  dhe  me  Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  po   vijojnë   punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vrasja  në  rrethana  të  tjera  cilësuese  kryer   në  bashkëpunim”   dhe  “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit” parashikuar  nga  nenet   79,  25  dhe  278/2  të   Kodit  Penal.

***

Mëngjes me kontrolle intensive nga ana e policisë mund të quhet ky i sotmi në Elbasan, një ditë nga masakra që la tre viktima dhe plagosi 8 të tjerë gjatë një sulmi me armë në një lokal.

Ora 08:00

Ka shkuar në rreth 46 numri i personave të shoqëruar që mendohet të japin informacione rreth asaj që ndodhi në mbrëmje.

Sipas burimeve policore mësohet se këta persona janë shoqëruar për verifikimet e nevojshme.

Ndërkohë që policia vijon kontrollin e mjeteve në akset rrugore, ku dyshohet se mund të lëvizin autorët dhe në mbi 150 garazhe automjetesh.

“Janë krehur me këmbë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund te fshiheshin autorët apo mund të kishin braktisur makinën.Si dhe jane kontrolluar mbi 150  garazhe makinash në hyrje të pallateve”-njofton policia.

Ora 00:08

Forcat e policisë vazhdojnë kontrollet për kapjen e autorëve të masakrës. RENEA dhe FNSH-ja kanë kryer me dhjetëra kontrolle duke bërë shoqërimin e 18 personave për verifikim. Kontrollet përveç qytetit të Elbasanit janë shtrirë dhe në Peqin dhe Librazhd si dhe në akset rrugore të Qarkut të Elbasanit.

 

12659611_10206761923504265_635865916_nOra 23:00

Sipas drejtorit të spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, 3 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë. 2 nga ata do t’ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ora: 22:16

Kane mberritur ne Spitalin e Traumes te plagosurit e pare te derguar me urgjence drejt Tiranes. Janë gjashtë persona të plagosur rende ne Masakren e Elbasanit, tre prej te cileve kane mberritur ne Tirane.

Ora 22:05

Burime nga vendngjarja konfirmojne se ata janë Agron Çapja, Arnold Çapja dhe Eno Bedalli. Ndërsa të plagosur janë: L. Mecja, B. Rreshka A. Zharri A. Capja

Ora 21:00

Disa persona të armatosur kanë qëlluar me kallashnikov në një lokal në lagjen periferike të Krastës dhe janë larguar me shpejtësi.

elbSipas të dhënave paraprake mësohet se personat e armatosur ishin maskuar me uniforma të Policisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura