Masakër me pronat në Durrës, prokuroria: Në shënjestër 30 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUZINI-t

Mar 26, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

Vetëm pak kohë pas hetimit të bujshëm që çoi në qeli zyrtarët e bashkisë së Lezhës, bashkë me kryetarin, lënë më pas me “arrest shtëpie” nga gjykata, ka zhvillime në një tjetër qytetet bregdetar. Bëhet fjalë për Durrësin.

Prokuroria e Durresit
Prokuroria e Durresit

Gazetari i “Panorama” bën me dije se prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura