Marrëveshja e detit dhe provokimi i anijes Oruç Reis në Mesdhe/ Pëllumb Xhufi replikon me Andi Bushatin: Po të ishte për Berishën e ‘4 mosketierët’ e tij në Kushtetuese…

Aug 15, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

Historiani Pëllumb Xhufi ka replikuar me analistin Andi Bushati, pas një shkrimi të këtij të fundit me titull “Ç’na tregon për marrëveshjen e detit, provokimi i anijes Oruç Reis në Mesdhe”.

pellumb-xhufi-2

Sipas historianit, “lidhur me shkrimin e z. Andi Bushati mbi konfliktin greko-turk per kufijte detare, referenca e autorit ndaj marreveshjes greko-shqiptare te vitit 2008 nuk eshte e sakte. Bushati nxiton t’i fuse ngjarje te tilla dramatike ne morsen e obsesionit te tij anti-Rama”.

Pëllumb Xhufi, thekson se “Presidenti, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar”.

Analisti Bushati shkruante se: “Dërgimi i anijes Oruç Reis, pranë ishullit Kastellórizo, në mesdheun lindor, direkt pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një model të papranueshëm për Ankaranë për ndarjen e detit, këmbëngulja turke për të përdorur influencën në Libi për firmosjen e një versioni të ndryshëm, tregon se Erdogani është shumë i vëmendëshëm për percedentët që vendosen në rajon, për ndarjen e detit. E në këtë logjikë ai nuk kishte se si ta anashkalonte Shqipërinë dhe dhuratën që ajo po i bënte grekëve duke i konsideruar edhe ishujt e vegjël në ndarjen e hapsirave mes dy vendeve”.

Nga Pëllumb Xhufi*

Lidhur me shkrimin e z. Andi Bushati mbi konfliktin greko-turk per kufijte detare, referenca e autorit ndaj marreveshjes greko-shqiptare te vitit 2008 nuk eshte e sakte.

Bushati thote se marreveshja u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese pas nderhyrjes se Erdoganit, e ne pajtim me te, pas presionit te Berishes mbi anetaret e Gjykates, te cilet votuan unanimisht per anullimin e marreveshjes ne fjale.

Bushati nxiton t’i fuse ngjarje te tilla dramatike ne morsen e obsesionit te tij anti-Rama.

Sepse, siç dihet, denoncimi nga Partia Socialiste i marreveshjes Basha-Bakojanis, kaloi nepermjet dy fazave ne Gjykaten Kushtetuese.

Heren e pare u votua per faktin nese ai denoncim duhej marre ne shqyrtim nga Gjykata apo jo.

Ne ate faze ka patur nje nderhyrje te forte berishiane mbi anetaret e Gjykates, per mos ta marre ne konsiderate rekursin e PS.

Ne fakt aty, 5 anetare patriote e profesionale te Gjykates votuan per marrjen ne shqyrtim te tij, kurse 4 skllever te Berishes votuan kunder.

Kjo ndarje e beri te qarte, qe edhe pas shqyrtimit te marreveshjes nga Gjykata, ajo gjithesesi do hidhej poshte.

Prandaj, edhe 4 “berishianet” votuan kunder marreveshjes, per te shpetuar nderin e felliqur, tashme, te tyre.

Absolutisht jo sepse u paska fryre ne vesh Berisha.

Ky edhe sot e kesaj dite e mbron me pasion pjellen e tij te keqe, Basha-Bakojanis.

Pra, po te ishte per Berishen e 4 mosketieret e tij ne Gjykaten Kushtetuese, ankesa e PS per marreveshjen as nuk do merrej fare ne shqyrtim, por do hidhej poshte qysh ne fazen e pare te votimit.

Prandaj, edhe z. president, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar. *Shkruar për TemA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura