Marrëveshja Di Maio – Rama, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo. Në front për luftën me koronavirusin

Mar 28, 2020 | 12:39
SHPËRNDAJE

Edhe pse vendi yne po perballet prej nje muaji tashme me betejen e koronavirusit, me shtim te numrit te te prekurve dhe po ashtu edhe viktimave, tridhjetë mjekë shqiptarë mberrijne sot ne Itali, ne ndihme per koleget e tyre italiane. 

STRISCIONE DI SOLIDARIETA' DEI CITTADINI BERGAMASCHI DURANTE EMERGENZA COVID 19 - EMERGENZA CORONAVIRUS, A BERGAMO MESSAGGI E STRISCIONI - fotografo: GERACE IMAGOECONOMICA

Corriere raporton sot se mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur nga koronavirusi.

Dergimi i personelit shendetesor shqiptar atje, sipas medias italiane, eshte rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusine.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Sipas burimeve, Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe theksoi dashurine per Italine.  “Mjekët po kursejnë jetë dhe tani  ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura