Markizio i ri, Juventusi po mendon për zëvendësuesin e “princit”

Jan 16, 2018 | 12:10
SHPËRNDAJE

Juventusi nuk ndalet dhe projektorët e merkatos nuk janë drejtuar vetëm nga e tashmja, por edhe tek e ardhmja. Objektivi i momentit është zgjedhja e një profili të sigurt që mund të garantojë një zëvendësim të denjë për Klaudio Markizion.

during the Serie A match between Juventus FC and Genoa CFC at Juventus Stadium on April 23, 2017 in Turin, Italy.

Mesfushori veteran do të mbushë të premten 32 vjeç dhe, prej kohësh, ka shfaqur simptomat e dikujt që do të largohet.

I rritur në ekipet zinxhir të Juventusit, ai mund të luajë në nivele të larta për të paktën edhe tri vite të tjera, por është i shqetësuar, sepse në skemat e Alegrit po gjen gjithmonë e më pak hapësirë si titullar.

Sirenat amerikane bien për të dhe tundimi për të luajtur më shumë, apo për të qenë në qendër të një projekti mund ta shtyjë që në verë të kapërcejë oqeanin.

Markizio Juve

Profilet – Dyshja Paratiçi-Marota ka piketuar tre emra si zëvendësues të mundshëm të Markizios në mozaikun e “Zonjës së Vjetër”: Nikolo Barela (21 vjeç pas një muaji), Brajan Kristante (22 vjeç) dhe Lorenco Pelegrini (21 vjeç).

Për njërin prej tyre do të investohen deri në 25 milionë euro dhe së bashku me Emre Xhan do të jenë dyshja që synohet të rinovojë repartin e mesëm bardhezi.

dfgfgf

Objektivi i krerëve juventinës është rinovimi i organikës duke mbajtur lart nivelin cilësor të saj.

Për të zëvendësuar Bufonin u zgjodh Shezni, për trashëgiminë e Barzaljit pas 12 muajsh do të jetë gati Kaldara dhe 24-vjeçari Spinacola mezi po pret t’i vjedhë vendin Stefan Lishtajnerit.

Betankur (20 vjeç), De Shiljo (25) dhe Bernardeski (23) janë themelet e një projekti të rinjsh, ku mendohet se do të mbështetet Juventusi i së ardhmes.

Kristante Milan

Treshja – Duke u rikthyer te kandidatët pasues të Markizios, për Brajan Kristanten duhet folur me Atalantën, klub me të cilin Juvja ka një raport të shkëlqyer dhe operacionet për Kaldarën, Spinacolën dhe Orsolinin janë një provë e qartë.

Ish-milanisti di t’i mbulojë të gjitha pozicionet e mesit të fushës, njeh lojën në ajër dhe ka në gjak golin (9 në sezonin aktual).

Për Barela të Kaljarit në valle është edhe Roma, që e monitoron prej kohësh dhe pikërisht zbarkimi i lojtarit në kryeqytet mund t’i hapte rrugën për Torino pikërisht Lorenco Pelegrinit, që është edhe më i ngjashmi me Markizion për mënyrë loje. 25 milionë janë gati, tashmë mungon vetëm emri i juventinit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura