Maqedonia më kërkesa ndaj Greqisë: Jo emër ngjitur dhe të papërkthyeshëm

Mar 23, 2018 | 23:46
SHPËRNDAJE

Një emër i përbërë, por i pandashëm dhe i papërkthyeshëm është i papranueshëm për palën maqedonase, ishte i prerë ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Kocias. Dimitrovi theksoi se ajo që ka rëndësi është të bëhet dallim i qartë midis shtetin tonë dhe rajonit grek, por jo domosdoshmërisht me një emër të pandashëm që nuk do të përkthehej.

kotzias

Në referencën aktuale të përkohshme, IRJM edhe ekziston termi ‘Maqedoni’ me parashtesat ‘Ish Jugosllave’ edhe ky emër është përkthyer në gjashtë gjuhët zyrtare në OKB. Nuk mund të thuhet se një emër i përbërë me ndonjë parafjalë që do ta përmbajë fjalën “Maqedoni”, është e njëjta gjë nëse kemi vetëm një fjalë. Nëse thuhet shpejtë, ndoshta edhe mund të humbë, të mos tingëllojë si Maqedoni. Mund të ju gjejë shumë argumente. Ky me të vërtetë nuk është drejtimi më i mirë – deklaroi  Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë

Kocias nga ana tjetër insiston në ndryshime në Kushtetutën e siç theksoi “Fqiut verior”, duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak tragjike, por se sipas tij do të jetë garanca më e mirë e mundshme.

Nuk është se kërkojmë më shumë garanca, thjeshtë e marrim parasysh përvojën që e kemi në BE, vendimet e Gjykatave Kushtetuese të cilat vlerësojnë se Kushtetutat mbeten mbi të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare. Ju kujtoj më shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë ndaj Traktati i Mastrihtit dhe Lisbonës 20 vitet e fundit në BE. Andaj kërkojmë ndryshime kushtetuese dhe e diskutojmë. Mendoj se është e nevojshme ta sqarojmë gjithë këtë dhe të shohim në fund ku do të përfundojmë -theksoi  Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Dy kryediplomatët theksuan se janë të obliguar ta zgjidhin kontestin shumë-vjeçar për të ardhme të përbashkët evropiane të të dy popujve. Ndërsa kompromisi sipas tyre është zgjidhja më e ndershme. Madje edhe përkundër tensioneve në dy vendet.

Zgjidhje morale është ajo që do t’i kënaq të dy palët, nuk flas për ekstremistët në të dy vendet, flas për ata që mendojnë për një të ardhme të përbashkët. Nuk kërkoj që njëra palë të shkatërrohet, ndërsa pala tjetër të gëzohet se ka fituar -tha  Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kjo është një lloj gare mes të ardhmes dhe të kaluarës. Në Ballkan kemi shumë të kaluar, por pak të ardhme. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që forcat që dëshirojnë ta hapin të ardhmen të fitojnë – u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë .

Pa zbuluar detaje të propozim-marrëveshjeve që kanë shkëmbyer dy palët, kryediplomatët theksuan se ata bashkë me propozimin e ndërmjetësit të OKB-së, Nimic do t’i ndihmojnë formulimit të marrëveshjes përfundimtare. Ndërsa paralajmëruan se negociata esenciale për pikat e propozuara do të ketë më 30 mars në Vjenë, nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic./AlsatM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura