“Manovrat e Serbisë, teatrale”/ Rama në konferencë me Albin Kurtin flet për tensionet në veri: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia duhet të…

Sep 27, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama foli për tensionet në veri të Kosovës, ku u shpreh i qartë dhe i prerë se në këtë rast e drejta është me shtetin e Kosovës.

Manovrat e Serbisë në veri, Rama i konsideron si manovra teatrale, që nxisin nacionalizimin vandal.


Sipas tij, i takon Sebrisë që të njohë Kosovën, që tashmë është një realiteti i njohur. Ai theksoi se çështja e njohjes së Kosovës është përparësi për Shqiprinë si anetare e perkohshme ne Keshillin e Sigurise ne OKB.

“Çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës në Nju Jork dhe mbetet e tillë. Po ashtu një nga përparësitë e Shqipërisë si anetare e perkohshme ne KS në OKB do të jetë nxitja e njohjes si përmbyllje e kapitullit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe është për të ardhur keq që në vend të njohjes reciproke sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake.

Këto manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, siç pretendohet nga Beogradi, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së humbur, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë të Kosovës jetojnë të pa kërcënuar, madje u paguhet edhe fatura e energjisë nga qeveria këtu.

Këto manovra nxisin nacionalizimin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike.

Aplikimi i reciprocitetit të targave është një normë dhe një marrëveshje e arritur mes të dyja qeverive.

Dua ta them qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt, e drejta është më Kosovën dhe pikë, Kosova nuk ka pse ti kthejë targat në një konflikt të përditshëm. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshje të dakordësuar.

Tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë nuk e diskuton domosdoshmërinë e regjimit të reciprocitetit, duhet bërë kujdes që çuarja e forcave të mos kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shqipëria ndan bindjen se problemi duhet zgjidhur me dialog”, tha ndër të tjera Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura