Maks Velo në protestë me artistët: Nuk është vetëm Teatër Kombëtar, por edhe Ndërkombëtar

Jun 24, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Arkitekti Maks Velo u është bashkuar artistëve që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të shkurtër ai tha se kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte duke shmangur prishjen.

“E para për çështjen e zjarrit. Është i vetmi institucion që ka një pishinë. Nëse pishina mbushet me ujë mund të shuhet zjarri. E dyta, shikoni sa dyer janë. Nuk ka institucion me kaq dyer.

dtfgsdth

Ky nuk është Teatri Kombëtar. Ky është arti i kombit. Këtu ka filluar baleti, këtu ka filluar opera. Këtu filloi ansambli i ushtrisë. Këtu kam qenë në 53-in kur Mustafa Krantja çeli filarmoninë. Prej këtu ishte “Kinostudio numër 2”. Të gjithë aktorët e filave ishin të Teatrit. Ne kishim të njëjtët aktorë. Këtu kanë ardhur teatrot e rretheve. Ata e kanë si tempull.

Ky nuk është një Teatër Kombëtar, por një Teatër Ndërkombëtar sepse këtu kanë luajtur teatri i Shkupit, teatri i Beogradit, tetari i Pragës, ansamble nga Kina, etj.

Ky teatër ka krijuar edhe fakultetin e dramës sepse nga këtu ishin në fillim klasat dhe këtu jepej mësimi. Ky ka vlera multidimensionale. Kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte dhe të gjitha gjërat që mungojnë mund të bëhen.

Ngrohja? Mund ta bëjmë këtu dhe ta çojmë atje. Mund të bhet një kat nën tokë dhe mund ta zgjidhim mangësinë që ka teatri. Zgjidhja është e lehtë, është e mundshme, është perfekte dhe është që të restaurohet” – tha Velo që në të kaluarën ka mbajtur shpesh krahun e kryeministrit Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura