Makina përplaset me murin, humb jetën drejtuesi

Nov 3, 2012 | 10:23
SHPËRNDAJE
Autoambulanca/foto Ilustruese

FIER- Një 40- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinës së tij me një mur rrethues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit.

Viktima, që ishte edhe drejtuesi i mjetit është identifikuar si,  Sokol Nani, i cili gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e makinës.

Ai është ndarë nga jeta menjëherë në momentin e përplasjes, ndërsa ishte i vetëm në automjet.

Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, por policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuar në këtë aksident.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura