Makina me dy të rinj përplaset me murin, humb jetën pasagjeri. Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër

Dec 13, 2019 | 12:45
SHPËRNDAJE

pamjet shkoder5

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në vendin e quajtur fshati Melgushë, ku si pasojë humbi jetën një i ri.

Mësohet se mjeti në të cilin udhëtonin dy djem ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues. Goditja ka rezultuar fatale për pasagjerin në mjet, ndërsa shoferi 21 vjeçar ndodhet në spital.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën nga mjeti.

Shkoder/ Informacion Paraprak

pamjet shkoder4

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura