Makina del nga rruga, plagosen tri të rinj. Policia jep detajet

Oct 25, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë.

aksident

“Shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura