Majori vdiq në Letoni/ Meta, vizitë në banesën e Klodian Tanushit

May 13, 2019 | 13:57
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qene sot per nje vizite ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

tanushi2

Gjate takimit me familjaret, Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Majori 39-vjeçar nderroi jete ne spital, pa mundur t’u mbijetoje plageve ne shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.

2

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

tanushi

Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

tanushi1

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura