“Ma ka nxirë jetë për dy vite”- Rike Roci tregon historinë e përndjekjes nga polici: Kur kisha konkurs bukurie në Napoli, ai…

Mar 26, 2024 | 18:34
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e Big Brother Vip 3, Rike Roci, ka rrëfyer me banorët e tjerë historinë e përndjekjes nga një polic, tek i cili kishte shkuar për të denoncuar humbjen e dokumenteve.

rike roci

Rike tregon se ai mori të dhënat nga denoncimi i bërë dhe e kishte përndjekur për 4 vjet. Ajo shprehet se polici dinte çdo lëvizje të saj, madje kur kishte patur një konkurs bukurie në Napoli, i kishte shkuar në hotel.

“Unë kisha humbur dokumentet dhe duhet të shkoja në hotel, por pa ato nuk të pranojnë. Në mes të natës shkova në polici për të bërë denoncim dhe me atë letër shkon në hotel. Por e di se çfarë më ndodhi? Kur shkon aty për denoncim, ti lë të gjitha kontaktet, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë. Për dy vjet e kam pasur stalker policin. Ma ka nxirë jetën për dy vjet. E dinte çdo lëvizje timen. Ishte polic nga Milano, ndërkohë unë kisha një konkurs bukurie në Napoli. Ai erdhi aty në hotel”, tha Rike Roci.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura