“Lutemi që situata të mos jetë e papërballueshme”- Rama me mesazh të fortë nga Vlora: Numrat e infektimeve do rriten

Apr 10, 2021 | 10:13
SHPËRNDAJE

rama89

Kryeministri Edi Rama paralajmëron rritje të numrit të infektimeve nga koronavirusi, për shkak të fushatës elektorale.

Nga Vlora, Rama tha se ajo që uron qeveria është që situata të mos jetë e papërballueshme, teksa ka ironizuar opozitën për aktivitetet elektorale që bën.

“Mos harrohet asnjë herë që vaksinimi ka nevojë për distancimin se nëse vaksinojmë dhe nuk jemi ende në numrat kritikë të imunizimit atëherë cdo shkelje e distancimit sjell ngadalësim e rritje të iinfektimeve.

Për fat të keq kemi një energji infektuese që prodhohet cdo ditë me dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe të pushtetit, ose të planit për pushtetin mbi interesin e shëndetit të njerëzve.

Por edhe kjo do mbarojë shpejt e ne lutemi që situata të mos jetë e papërballueshme se padiskutim këto që po ndodhin cdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar me bori e flamuj e dy gishta do sjellin rritje të numrit të infektimeve dhe kjo është e pashmangshme si ka ndodhur në vende të tjera urojmë që mos jetë një rritje daramatike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura