LUSHNJE/ 65-vjeçarja aksidentohet nga një automjet në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë në spital

Jul 30, 2015 | 21:42
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 65-vjeçareje në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, teksa 65-vjeçarja me iniciale B.D ka qenë në oborrin e shtëpisë së saj.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit me targa “AA 110 IA”, shtetasi me iniciale K.E, pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar brenda në oborrin e shtëpisë së të moshuarës.

Pas kësaj ngjarjeje, e aksidentuara është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aktualisht, policia po heton ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura