Lundërtarja që pikturon me ngjyrat e perëndimit

Mar 1, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Nje jete si te saj ne nuk e besojmë as sikur ta shohim nëpër filma. Mirëpo, duhet të dorëzoheni ju dhe zilia juaj, Anna e jeton vërtet. Prej vitesh (pothuajse po bëhen 20) jeton në det si marinare. E lindur dhe rritur në Durrës, vetëkuptohet dashuria e saj për detin, por këtë dashuri mund ta kenë të gjithë bashkëqytetasit e saj. Sa të tjerë si ajo kanë bërë të njëjtën gjë?!

 

aaannnaaa

Kanë lënë jetën për t’i shkuar aventurës deri në ‘horizont’? Edhe për Anna Ninën, së pari nisi vetëm si një përvojë për t’u provuar, por më pas u kthye në profesion. “Dihet që bota e navigacionit është ‘mashkullore’, por në vitet e fundit është rritur prania e femrave në këtë punë. Lundrimin e kam pasion, dhe të lidhësh pasionin me punën të jep shumë kënaqësi. Duke “zaptuar” detin, unë jetoj jetën time.

Ndihem e lirë. Nuk mendoj se jetë normale bëhet vetëm në tokë. Unë që kam provuar edhe të jetuarit për shumë kohë në det, kam dyshimet e mia për këtë…”. Në fakt, në kohët që jetojmë, jeta në tokë jo vetëm që nuk është më normale, por po vë në dyshim gjithçka. Për këtë shkak, jo të gjithë kanë guximin për ta braktisur për t’i hyrë ‘detit në këmbë’, megjithatë ngelet një përvojë që të gjithë do të donin ta provonin.

Në orët e gjata në det, Anna ka zhvilluar edhe shumë nga pasionet e saj. Njëri dhe më i rëndësishmi, pasioni që dikur mund të ishte kthyer në profesion, sepse Anna studionte në Liceun Artistik “Paul Klee” në Xhenova, është piktura. Ku më mirë sesa në mes të detit, mes mijëra nuancash e ngjyrash që deti e qielli bashkë marrin në lindjet e perëndimet e diellit, mund të pikturonte?!

Nuk i ka shijuar vetëm me sy ato që ka parë… në këtë pikë, nuk është treguar egoiste. Ka mbledhur ç’ka parë e çka ndier, në telajot e saj dhe i sjell këtë të diel në qytetin e Durrësit për t’i parë të gjithë…

annaaa

Është i kuptueshëm fakti që në lundrim mund të frymë- zohesh e të fantazosh për gjithfarë idesh, por na tregoni, në ç’pikë të lundrimeve tuaja lindi ideja për të hapur një ekspozitë me piktura?

Ideja ka qenë aty gjithmonë, nuk ka lindur në det, sado që pikturat janë frymëzuar vetëm prej tij. Unë lashë shkollën e artit për të lundruar dhe mbas shumë vitesh është përsëri deti që po më rikthen tek arti, që më dukej se e kisha braktisur vite më parë. Kjo është ekspozita ime e katërt dhe shpresoj të mos ndalem së pikturuari dhe të mos e braktis më artin bashkë me pasionet e tjera, si fotografinë apo të shkruarit.

Të gatuarit gjithashtu, por le të qëndrojmë te projekti konkret, ekspozita. Na flisni pak më gjatë për të… do të hapet në qytetin tuaj me det, Durrësin, apo jo?

Po, ekspozita do të hapet të dielën dhe do të jetë në një vend të ri që për mua është magjik në Durrës, te “Studio Cultural Bar”. Është një hapësirë mundësish për artistët, të cilët kërkojnë të shpërndajnë e tregojnë artin e tyre. Mendoj që së shpejti do të kthehet në shtëpinë e shumë artistëve që mund ta shfrytë- zojnë këtë vend për t’u mbledhur e për shprehur ose diskutuar idetë e njëri-tjetrit, duke e kthyer kështu edhe në një mundësi bashkëpunimi, përveçse shkëmbimi përvojash. Në Tiranë ka vende të tilla, por mungojnë në Durrës. Jam shumë e lumtur që m’u dha mundësia që t’i prezantoj qytetit tim pikturat e mia.

eann pik

Në ç’mënyrë do ta ndiejmë detin përmes ekspozitës, meqenëse titulli i saj është “A sense of the sea”?

Çdo pikturë që do të ekspozohet, lidhet me momentet e gjendjes sime shpirtërore, në netët që dëshiroja të lundroja e shoqëruar me muzikë klasike. Kam nxjerrë detin brenda meje dhe ku kanë dalë piktura si “Rachmaninov” në kujtesë të një nate stuhie; “Overdoza “shoqëron detet e kaluar në milje pafund; “Rigoleto”, Debussy-La Mer” etj., që të dielën do të ekspozohen.

A është fotografia një pasion që ju është zhvilluar e ngacmuar nga bukuritë natyrore që shihni vazhdimisht, apo?

Të kesh fatin të lundrosh e të udhëtosh nëpër botë, është e vështirë që aparati fotografik të mos të të bëhet shok i ngushtë e të të bëjë shoqëri në lindjet e perëndimet e diellit, që janë momentet e mia të preferuara.

ninaa

A kufizohet deti brenda një kuadrati? Qoftë kjo piktura, apo fotografia… duket sikur nuk mund t’i përcillni në asnjë formë ose mënyrë, gjendjen që ju krijojnë?

Është shumë e vështirë të kufizosh detin brenda një pikture. Pafundësia e intriga që fsheh deti brenda, e bën të pazëvendësueshëm e gati të pamundur për ta shprehur këtë mrekulli që na ka dhuruar Zoti. Të gjitha këto emocione që i përjetoj, vetëm sa më lumturojnë e më frymëzojnë, më japin forcën e guximin që të marr penelin e të pikturoj, por nuk di në jam në gjendje t’i përcjell njësoj si i përjetoj. Sidoqoftë, unë përshkruaj atë që ndiej në pikturat e mia.

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura