Lufta/ SHBA tjetër ndihmë për Ukrainën, dërgon 550 mln dollarë armatime

Aug 1, 2022 | 23:30
SHPËRNDAJE

Pentagoni ka bërë të ditur se SHBA do të dërgojë ndihma shtesë për Ukrainën që kapin vlerën e 550 milionë dollarëve.

1-9-780x439

Ndihma ushtarake e realizuar nga Shtetet e Bashkuara, përfshin municion si dhe raketa të kalibrit të ndryshëm për sistemet moderne raketore.

Sot Departamenti i Mbrojtjes ka njoftuar për autorizimin e marrë nga presidenti, për një pako tjetër të asistencës ushtarake që kap vlerën e 550 milionë dollarëve, dedikuar për ushtrinë ukrainase. Ky autorizim për dërgimin e armëve është i 17 në administratën e Bidenit”, thuhet në kumtesën e Pentagonit.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Ukrainën me armë të ndryshme, që kapin vlerën e 8.8 miliardë dollarëve që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura