Lufta në Ukrainë/ Meta: Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të makinerisë vrasëse të Rusisë! Varret masive e civilët e masakruar, evidenca të gjenocidit

Sep 17, 2022 | 10:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për luftën në Ukrainë e cila vijon prej muajit shkurt. Në një postim në Facebook, Meta thotë se varret masive, civilët e masakruar dhe keqtrajtimet e qytetarëve, janë evidencë e gjenocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë.

rusiukraine

Sipas ish-Presidentit, akte të tilla barbare janë në shkelje flagrante të të drejtave ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës.

Postimi i Ilir Metës:

Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës. Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura