Lufta në Ukrainë/ Ambasadori rus në OKB: I mirëpresim bisedimet në Turqi javën e ardhshme për zgjidhjen e konfliktit

Mar 4, 2022 | 19:18
SHPËRNDAJE

Një prej ambasadorëve rusë në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se mirëpret propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm në Ukrainë.330b9100-cb40-4a8b-a409-89d910a0436d

Sipas Genadi Gatilov, ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, është një propozim pozitiv, transmeton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. Ashtu siç është raportuar më herët, një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për këtë fundjavë. Deri më tani nuk ka pasur shumë përparime në bisedimet mes të dyja palëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura