Lufta në Rripin e Gazës/ Sekretari amerikan i Shtetit rikthehet në Izrael. Antony Blinken pritet të takohet me kryeministrin Netanyahu

Oct 15, 2023 | 15:38
SHPËRNDAJE

Pas gati një jave nga sulmi i Hamasit në Izrael, numërohen mbi 1300 të vrarë, përfshirë civilë dhe ushtarakë. Në Gaza raportohet për 2 329 palestinezë të vrarë dhe 9 042 të plagosur nga bombardimet izraelite.

QATAR-US-ISRAEL-PALESTINIANS-CONFLICT-DIPLOMACY

Ndërkohë që perëndimi vijon thirrjet për ulje të tensioneve dhe shmangien e goditjeve të civilëve, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Izrael të hënën dhe do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.

Blinken është aktualisht në Kajro si pjesë e një udhëtimi në Lindjen e Mesme pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ai tashmë ka udhëtuar në Izrael, në Jordani, Katar, Bahrein, Arabinë Saudite dhe  Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura