Lufta kalon 200 ditët, zëdhënësi i Hamasit bën thirrje për përshkallëzim në të gjitha frontet

Apr 23, 2024 | 17:17
SHPËRNDAJE

Një përfaqësues i Hamasit ka bërë thirrje për një përshkallëzim në të gjitha frontet e konfliktit.

Gaza

Abu Ubaida, një zëdhënës i Brigadave të armatosura të grupit militant al Qassam, e bëri komentin në një fjalim televiziv për të shënuar 200 ditët e luftës.

Ai u citua nga një gazetar i Al Jazeera të thoshte: “Ne i bëjmë thirrje të gjitha masave të kombit tonë që të përshkallëzojnë veprimet e rezistencës në të gjitha format dhe në të gjitha frontet”.

Në komentet e mëtejshme të raportuara nga Al Jazeera, Ubaida tha se Hamasi do të vazhdojë të bëjë presion për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, përfundimin e operacionit ushtarak dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura