“Luarasi” hap dyert për 2021-2022, studentët: Na solli emri i mirë! Edhe pak vende të lira, regjistrimet e hapura deri në fund të muajit

Oct 19, 2021 | 9:33
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se një viti online, Universiteti “Luarasi” hapi dyert për studentët të cilët u dhanë jetë auditorëve në ditën e parë të vitit të ri akademik.

luarasi studentetKëtë të hënë gjithë stafi pedagogjik i “Luarasit” mirëpriti studentët e rinj në ditën e parë të rrugëtimit të tyre akademik. Dekanët e katër fakulteteve u dhanë gjithë informacionin e duhur për ta nisur vitin mbarë.

Të emocionuar për rrugëtimin e ri, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Fakultetit të Drejtësisë, të Ekonomikut dhe të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nuk ngurojnë të flasin për hapjen e kapitullit të ri në jetën e tyre. “Synoj programimin, pasi më pëlqen shumë. shpresoj të gjej punën që dëshiroj. Mësimdhënia është shumë më e mirë krahasuar me universitetet e tjera. Për më tepër, ka goxha treg pune dhe shpërblehet mirë si punë”, deklarojnë studentët që vunë këmbë dje për herë të parë te “Luarasi”. Emri i mirë i universitetit, siguria për një profesion të mirëpaguar, janë disa nga arsyet që i ka sjellë studentët te “Luarasi”. “Kam zgjedhur Administrim Biznesi. Sot ndihem shumë e lumtur dhe e mirëpritur”, shprehet një e re që i ka besuar këtij universiteti shkollimin, ndërsa një tjetër studente liston të tjera argumente përse zgjodhi “Luarasin”. “Background-i që kam dëgjuar për Universitetin ‘Luarasi’ ishte pikërisht arsyeja përse zgjodha të vij këtu. Kam zgjedhur Drejtësinë pasi mendoj se ky është pikërisht brezi që do të vendosë drejtësi në të ardhmen në vend. Dëshira ime është që një ditë të jem një gjykatëse e suksesshme në Republikën e Shqipërisë”.

“Luarasi” duket se ka thyer kufijtë duke u bërë zgjedhja e parë edhe e studentes së vitit të parë të drejtësisë nga Kosova. “Kam pasur gjithmonë dëshirë që të studioj për drejtësi. Stafi është i mrekullueshëm dhe na ka inkurajuar shumë. Mezi pres që të filloj mësimet”, thotë studentja.

luarasi-nis-mesimi--768x432

MJEKËSIA TE ‘LUARASI’

Pas afro 18 vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, “Luarasi” vjen i reformuar, me një “zgjerim” të rëndësishëm të ofertës së tij akademike. Shtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore është hapi i radhës që ky universitet ka ndërmarrë për të sjellë pranë studentëve të tij më shumë cilësi. Rektori i universitetit, Ruka, shprehet se studentët e rinj, sidomos ata të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, do të mbeten në historinë e “Luarasit” si studentët e parë të fakultetit të sapothemeluar. “U bëfshi më të mirët e Shqipërisë në profesionet që keni zgjedhur. Keni bërë një zgjedhje të shkëlqyer. Për ne është kënaqësi që fillojmë sivjet me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, që është një prurje e re për universitetin tonë dhe ju do të investoheni këto tri apo pesë vite për t’u formuar si specialistë në fushën e shërbimit mjekësor”, nënvizoi Ruka.

GODINA E RE

Fakulteti i Shkencave Mjekësore është vendosur në një godinë moderne, me kushte optimale për studentët. Dekani i Fakultetit, profesor Petrit Bara, shprehet se Fakulteti ka mirëpritur sot studentët e tij të parë, të cilët janë 80% të vaksinuar. “Një godinë e mrekullueshme, me ambiente, auditorë, leksione, laboratorë të kompletuar. Studentët filluan leksionet që ditën e parë. 70-80 për qind e tyre është e vaksinuar në fakultetin tonë. Tri salla auditorësh janë plot me studentë. Kemi marrë masa që të konkurrojmë me çdo fakultet tjetër për cilësinë e mësim tjetër për cilësinë e mësimdhënies”.

Për dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, fakulteti i ri me tri programe studimi do të mundësojë një karrierë domethënëse, e cila është e plotësuar veçanërisht nga sfidat, mundësitë dhe shpërblimet që ofron ky rrugëtim.

lua

OFERTA AKADEMIKE

Maturantët të cilët kanë aplikuar në “U-albania” ende kanë një shans të regjistrohen ne vijim deri në fundin e këtij muaji. “Janë të mirëpritur. Ata vetëm duhet të kenë vëmendjen për të parë numrin e kuotave, pasi mundësia për t’u regjistruar është deri në 31 të këtij muaji”, tha dekani i Fakultetit të Mjekësisë së “Luarasit”.

Vendimi për të studiuar në një nga fushat e mjekësisë, si në Infermieri, Stomatologji apo Farmaci, është shumë i rëndësishëm për studentët që ulen për herë të parë në bankat e auditorëve, pasi një profesion i tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm, përkushtim të veçantë dhe respekt për jetën njerëzore. “Sot është dita e parë për mua si studente në Universitetin ‘Luarasi’, për degën e Farmacisë. E kam pasion që në fëmijëri. Dhe sot ia arrita qëllimit të studioj drejt kësaj fushe. Kam dëgjuar shumë për këtë universitet dhe njerëz të shumtë më kanë sugjeruar pikërisht këtë emër”, thonë më të rinjtë që i besuan të ardhmen e tyre fakultetit më të ri në Universitetin “Luarasi”.

Pedagogë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore janë disa nga emrat më në zë të mjekësisë shqiptare, me eksperiencën dhe dijet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura