Luana Vjollca publikon fotot e para si teze, ja ç’shkruan moderatorja për Marinën dhe Marget

Nov 26, 2021 | 19:00
SHPËRNDAJE

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër dy ditë më parë, kur në jetë erdhi vajza e tyre. Çifti publikoi në rrjete sociale foton e parë familjare, në të cilën dukeshin duart e të treve.

luana vjollca, marina vjollca (2)

Një ndër personat më të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushes është pikërisht tezja e saj, Luana Vjollca. Moderatorja ka ndarë herë pas here emocionet e forta që po përjeton me ndjekësit e saj në Instastory.

Së fundmi, Luana ka publikuar dy foto nga spitali ku ka lindur vajzën Marina. Në njërën prej tyre, ajo shfaqet e kapur për dore me të motrën, krah së cilës shkruan: “Përjetësisht Marina Vjollca”.

luana vjollca, marina vjollca (5)

Ndërsa në imazhin e dytë, Luana ka kapur dorën e mbesës, krah së cilës shkroi “Marget, tezja vdes për ty!”.

luana vjollca, marina vjollca (6)

Marget është emri i veçantë dhe origjinal që Getoari dhe Marina zgjodhën për të bijën, duke bashkuar tre shkronjat e para të emrave të tyre. Marina zbuloi se është shtatzënë për herë të parë në muajin gusht të këtij viti. Ndërsa pak javë më parë, ajo realizoi një set fotografik në një dhomë vajzash, në të cilën pozonte e veshur me një fustan ngjyrë rozë, duke konfirmuar kështu gjininë e bebushit.

luana vjollca, marina vjollca (7) marina vjollca, getoar selimi (18) marina vjollca, getoar selimi (17) marina vjollca, getoar selimi (14) marina vjollca, getoar selimi (12) marina vjollca, getoar selimi (11) marina vjollca, getoar selimi (10) marina vjollca, getoar selimi (9) marina vjollca, getoar selimi (7) marina vjollca (6) marina vjollca (5) marina-vjollca-getoar-selimi-41 marina-vjollca-72 marina-vjollca-52

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura