LSI zgjedh Kryesinë e re, 50% janë gra

Nov 1, 2012 | 10:19
SHPËRNDAJE
Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI

Komiteti Drejtues voton në mënyrë elektronike Kryesinë. Erisa Xhixho zgjidhet kryetare e KDK.

Vasili zv.kryetar, Manjani e Gjosha nënkryetarë. Konfirmohet Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhi dje Kryesinë e saj. Përsëri në zgjedhjen e këtij forumi të rëndësishëm u përdor votimi dhe numërimi elektronik. Anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar votuan për 25 emrat e Kryesisë, numër që u propozua që në fillim të mbledhjes nga kryetari i saj, Ilir Meta. Kryetarja e re e Komitetit Drejtues Kombëtar u zgjodh Erisa Xhixho. Zv.kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u zgjodh Petrit Vasili. Komiteti Drejtues Kombëtar konfirmoi si sekretar të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Ramën. Gjithashtu, Komiteti Drejtues Kombëtar votoi Klajda Gjoshën dhe Ylli Manjanin si nënkryetarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për Erisa Xhixhon, Petrit Vasilin dhe Luan Ramën nuk pati kandidatë alternativë për postet që ata ishin propozuar. Ndërsa për dy nënkryetarët u zhvillua garë. Ylli Manjani kishte përballë Dritan Yllin, ndërsa kryetarja e Forumit të Gruas, Klajda Gjosha, kishte përballë Brunilda Paskalin. Pas votimit, Manjani dhe Gjosha dolën fitues për postin e nënkryetarit të LSI-së.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura