Lotaria e Kuponit/ Fati i 500 fituesve, MF: Deri më 25 Janar do i verifikojmë

Jan 18, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Loja me kuponin tatimor duket se nuk ka përfunduar dhe fituesit paraprakë duhet të mos gëzohen shumë para kohe.

kuponi-tatimor-kasa-fiskale

Zyrtarisht nga Ministria e Financave mësohet se Komisioni i ngritur për këtë llotari do të verifikojë deri më 25 Janar të gjitha zarfet e atyre që paraprakisht janë shpallur fitues të 500 çmimeve të vogla.

Më pas, Komisioni i Llotarisë do dalë më vendim për të përcaktuar se kush e meriton vërtet çmimin.

Në një prononcim për gazetën Panorama, burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se i gjithë problemi dhe ngatërresa ka ndodhur për shkak të Postës Shqiptare.

Mësohet se “janë hedhur të dhënat gabim nga posta”. Pritet në ditët në vijim të shihet se si do të caktohen fituesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura