Lorik Cana: E pranoj stolin, te Nantë jam në vendin e përkryer

Jan 17, 2016 | 18:35
SHPËRNDAJE

Lorik Cana duket se po e ruan veten për “Euro 2016”, por mosaktivizimi me Nantën është një lajm jo i mirë për trajnerin De Biazi. Mbrojtësi ka munguar në ndeshjen e fundit me Nantën, ndërkohë që shpjegon se, edhe pse ka probleme fizike, do të rikthehet shpejt në formën e duhur.

cana1

Në një intervistë për “20minutes.fr”, Cana ka bërë me dije se nuk do që të luajë çdo ndeshje me “kanarinat”, përkundrazi ai do të jetë në fushë vetëm aq ndeshje sa i duhen atij për të qenë i gatshëm për kuqezinjtë në Francë.

“Mbrojtësi qendror nuk ka luajtur që nga 5 dhjetori në barazimin 1-1 kundër Ajaksios. I pezulluar kundër Tuluzës më 12 dhjetor, Lorik Cana nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit me Nantën. Duke pasur parasysh statusin ekzekutiv, e pyetëm Lorik Canën sesi po e përjeton situatën e tij”, nis shkrimi i “20minutes.fr”.

Lorik, a jeni i kënaqur me pjesën e parë të sezonit?

Kam luajtur shumë në pjesën e parë të sezonit. Nga shtatori në dhjetor kam qenë rregullisht në fushë. Në tri ndeshjet e fundit kam vuajtur nga shpenzimi i shumë energjive, nga kufizimet fizike edhe për shkak të udhëtimeve të shumta që kam kryer me ekipin apo edhe për ndeshjet e Kombëtares.

Pra, mungesa juaj e tanishme është logjike?

Po përpiqem që të rikthehem fizikisht aty ku duhet. Ndihem mirë që jam te Nantë dhe jam gati të jap kontributin tim kur ta kërkojë trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura