Lori Hoxha çmend fansat me Ferrarin e saj luksoz

Apr 15, 2015 | 10:58
SHPËRNDAJE

Ajo është një ndër përdorueset më të famshme në rrjetet sociale dhe kjo e ka një arsye.

 Lori Hoxha, miliarderja dhe trashëgimtarja e Top Media nuk e fsheh luksin e saj teksa poston në Instagram foto, ku shfaqet në vende të ndryshme të botës.

Kësaj here, bukuroshja 21-vjeçare ka treguar makinën e saj të shtrenjtë një Ferrari të kuq të cilin po e nget.

“Ferrari i kalon korsitë”-ka shkruar ajo në foto.

Shumë ndjekës të saj kanë komentuar në mënyrë kritike duke shkruar se ajo e tepron me luksin e saj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura