VIDEO/ Mrekulli bardheblu në Shkodër, Tirana marshon drejt kreut me perlën e Kobinës

Feb 7, 2020 | 19:11
SHPËRNDAJE

Tjetër mrekulli bardheblu. Tirana ka siguruar fitoren e 8-të radhazi, teksa ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-1 falë supergolit të realizuar nga mesfushori Kobina.

bandicam 2020-02-07 17-56-12-200

VIJON… 

bandicam 2020-02-07 17-56-06-414

 

 

FT| VLLAZNIA – TIRANA 0-1

Kobina 86′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+3′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha, Batha, vendin e tij e zë Karabeci.

90+2′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Tirana, largohet autori i golit Kobina, vendin e tij e zë Sidibe, i cili bën debutimin me Tiranën.

86′ GOOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kobina kalon në avantazh skuadrën e Emanuel Egbosë. Pas një depërtimi të bukur nga qendra, mesfushori bardheblu shkarkon të majtën në hyrje të zonës, topi kalon poshtë duarve të portierit Sherri dhe shkon në rrjetë. Me fat bardheblutë. 

85′ Krymi i sapofutur në lojë provon të kërcënojë portën e Ilion Likës.

84′ Zëvendësim i tretë te Vllaznia, largohet Hygor, në fushë Krymi.

83′ Tjetër karton i verdhë, ndëshkohet edhe Idi Batha.

81′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kalesë.

79′ Pranë golit Tirana me Kobina, i cili merr në asist nga Ngo, por gabon, duke gjuajtur jashtë kuadratit, teksa sfumon një mundësi të mirë shënimi.

72′ Minuta mjaft të mira për Vllazninë, shkodranë provojnë ta fitojnë këtë ndeshje.

68′ Kundërsulm fantastik i Vllaznisë, Zhunior del i vetëm me Ilion Likën, por ndalet nga gardiani bardheblu. Topi shkon te Zogaj, i cili nuk shënon. Mundësi e artë e shkodranëve.

67′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet Ndriçim Shtubina, vendin e tij e zë Zogaj.

65′ Ndëshkohet edhe Behar Ramadani me karton të verdhë për faull ndaj Celhakës.

62′ Gilman Lika ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj Kristi Vangjelit.

56′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha Malota, për shkak të një dëmtimi në kofshë, vendin e tij e zë Dejan Shehi.

54′ Erjon Hoxhallari është futbollisti i parë i ndëshkuar për Tiranën, pas një faull ndaj brazilianit Zhunior.

49′ Kobina shkarkon të majtën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Vllaznisë.

47′ Goditje nga këndi për Vllazninë, kroson Hygor për Adilin, i cili provon me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Albi Doka: Kemi krijuar shumë raste në pjesën e parë, ku mendoj se kemi dominuar. Duhet të luajmë më shumë nga krahët për të gjetur golin.

Ndriçim Shtubina: Besoj se kemi bërë mirë në këtë pjesë të parë . Në pjesën e dytë duhet të mbajmë topin më shumë pasi loja ka ritëm të lartë. Mendoj se duhet të avancojmë më shumë në sulm në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën, por Gentian Muça nuk arrin të shtyjë dot topin drejt rrjetës. Shpëtojnë për mrekulli shkodranët.

38′ Gilman Lika hedh një krosim të rrezikshëm drejt zonës, grushton gardiani Ilion Lika, i cili largon rrezikun.

36′ Kobina provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte qëndore dhe kontrollohet nga portieri Sherri.

30′ Ndriçim Shtubina është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dokës.

26′ Tjetër shans ideal për Tiranën me Kale, i cili futet bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por ndalet nga portieri Sherri. Mundësi e artë.

25′ Kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës, me Kale, por ky i fundit nuk u tregua i saktë, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi. Vendimtare ndërhyrja e Gligorov.

23′ Krijohet iluzioni i golit në portën e Vllaznisë. Torasa kombinon bukur me Kalenë, i cili provon me një predhë nga distanca, topi shkon pak mbi traun e portierit Sherri, duke krijuar për një çast iluzionin e golit.

21′ Shtubina provon të shpërthejë nga e majta, por ndalet mjaft bukur nga Muça.

20′ Një aksion fantastik i Tiranës nga e djathta, Kobina pason bukur për Dokën, i cili harkon drejt zonës, por kontrollon gjithçka portieri Sherri.

15′ Tirana nuk heq dorë nga sulmet. Muça jep një asist fantastik në zonë për Majkëll Ngo, por vendimtare ndëhyrja e Adilit, i cili largon rrezikun në këndore.

10′ Tjetër sulm i rrezikshëm i Tiranës. Kësaj here është Kale, i cili nga e majta, provon të harkojë për Ngo brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Sherri.

7′ Kërcënim serioz në portën e Vllaznisë, Torasa futet bukur brenda zonës, por gabon në pasimin e fundit për ngo, teksa bllokohet nga mbrojtësi Adili.

1′ Agresivitet në minutat e para. Silvio Zhunior shkakton faullin e parë.

1′ Ka startuar supersfida në “Loro Boriçi”.

bandicam 2020-02-07 17-59-27-677

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllazna: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

bandicam 2020-02-07 17-45-16-817

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

bandicam 2020-02-07 17-46-34-045

GJYQTAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura