VIDEO/ Roma është më e fortë edhe me 10 lojtarë, eliminon Milanin dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Europës

Apr 18, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Roma ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Europës duke mundur edhe në ndeshjen e kthimit në “Olimpico” Milanin, edhe pse luajti për një pjesë të madhe të ndeshjes me 10 futbollistë.

bandicam 2024-04-18 20-58-57-725

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Roma bëri gjithçka mirë edhe në të dytën, teksa shënoi shpejt dy herë me anë të Mançinit dhe Dibala, për të tronditur kuqezinjtë. Edhe pse vendasit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Çelik dhe humbën Lukakun për dëmtim, ata u treguan shumë të saktë në detyrat taktike, duke i dhënë rrallëherë mundësinë Milanit që të krijonte rreziqe para Svilar.

Sulmet kuqezi u kurorëzuan vetëm me golin e Gabias në minutat e fundit. Por ishte shumë pak për të vënë në diskutim kualifikimin në gjysmëfinale, që i shkoi me meritë të plotë Romës së De Rosit.

ROMA-MILAN 2-1
12′ Mançini, 22  Dibala / 85′ Gabia

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Romës.

90’+2’ Teo Hernandez ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj El Sharauit. Por më pas, gjyqtari sheh pamjet me VAR dhe e anulon duke e kthyer në të verdhë. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Çukvueze gjuan nga jashtë zonës, Svilar grushton tentativën e tij.

85’ GOOOL MILANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Leao harkon për Gabian i cili me kokë mposht Svilar. (VIDEO)

82’ Pelegrini dhe Bove dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Renato Sançez dhe Anxhelino.

81’ Leao driblon në krahun e majtë dhe pason në qendër, por sfera kalon gjithë zonën dhe Pelegrini e largon në fundore. (VIDEO)

78’ Joviç ndëshkohet me të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

75’ Harkime radhazi nga krahët të Milanit në zonën e Romës, por askush nuk ia dele të gjejë devijimin për të çuar sferën në rrjetë.

69’ Pulisiç dhe Musah i lënë vendin në fushë Okafor dhe Florencit në radhët e Milanit.

65’ El Sharaui nga e djathta pason në qendër për Abraham, i cili nuk kontrollon si duhet dhe gjuajtja e tij e sforcuar fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

57’ Kundërsulm i rrufeshëm i Romës me Spinacolën i cili gjuan nga e majta, duke gjetur përgjigjen e Menja. (VIDEO)

56’ Pas një harkimi në zonë, Joviç gjuan me kokë dhe Svilar kontrollon në ajër. Por ai shtyhet nga Pulishiç brenda në portë me gjithë topin. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe jep faull në sulm. (VIDEO)

49’ Zhiru pason me finte për Joviç, por gjuajtja e këtij të fundit është shumë e lehtë dhe Svilar kontrollon. (VIDEO)

47’ Gabia ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Pelegrinit.

46’ Çukvueze dhe Reijnders hyjnë në fushë në vend të Loftus-Çik dhe Kalabria në radhët e Milanit.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë më shifrat 2-0 për Romën.

45’+2’ Pulisiç mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversë.

45’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Dibala del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Jorente,

39’-41’ Pas një harkimi në zonën e Romës, janë tre lojtarë radhazi që prekin topin me dorë. Zhiru është i pari e pastaj Smalling e Mançini. Milani kërkon penallti, gjyqtari pasi verifikon me VAR, jep faull në sulm. (VIDEO)

40’ Benaser del nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Joviç.

36’ Leao nga e majta harkon në zonë ku Loftus-Çik gjuan me kokë drejt portës, por sfera ndalet nga Spinacola. (VIDEO)

32’ Roma mbetet me 10 lojtarë pasi Çelik bën një ndërhyrje për të ndalur Leaon dhe ndëshkohet me karton të kuq. (VIDEO)

28’ Probleme fizike për Lukakun, i cili i lë vendin në fushë Abraham në radhët e Romës.

22’ GOOOL ROMA! Lukaku niset i vetëm në të djathtën dhe pasi shtrin dy mbrojtës të Milanit, pason në qendër ku Gabia tenton të largojë sferën. Por topi shkon te Dibala i cili me një gjuajtje perfekte dyfishon shifrat. (VIDEO)

19’ Mundësi e shkëlqyer e Milanit për të barazuar, por gjuajtja e Loftus-Çik përplaset në traversë e më pas mbrojtja largon sferën. (VIDEO)

17’ Rrëmujë në zonën e Romës pas një goditje këndi të Milanit, gjyqtari ndal lojën për një faull të Gabia ndaj Smalling. (VIDEO)

12’ GOOOL ROMA! Pelegrini gjuan nga jashtë zonës dhe godet shtyllën, Mançini i vëmendshëm kthen topin në rrjetë. (VIDEO)

11’ Çelik mundohet të nisë një top në zonë nga e djathta, mbrojtja largon rrezikun.

8’ Lojë mjaft agresive e dy skuadrave në këto minuta, nuk kursehen ndërhyrjet e gabuara për të ndalur sulme që mund të jenë të rrezikshme.

4’ Protesta të Zhiru për një mbajtje në zonë ta Smalling, gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në “Olimpico”.

 

sadsdasdadsadsasads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura