VIDEO/ Spektakël dhe samba, Brazili kalon duke vallëzuar përballë Koresë së Jugut në çerekfinale

Dec 5, 2022 | 21:55
SHPËRNDAJE

Brazili është bërë skuadra e radhës që siguron biletën për në çerekfinalet e Botërorit 2022. “seleçao” ka mundur me rezultatin 4-1 Korenë e Jugut në një ndeshje pa shumë histori ku latino-amerikanët kanë treguar se janë një skuadër e frikshme për këdo që u del para.

brazil

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

BRAZIL-KORE E JUGUT 4-1
7′ Vinicius, 13′ (p) Nejmar, 30′ Riçarlison, 36′ Paketa / 77′ Park Sung-ho

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Brazilit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Martineli nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku gjendet Dani Alvesh i cili tenton portën me një goditje spektakolare me gërshërë, por një mbrojtës e devijon sferën në këndore.

82’ Zëvendësimi i radhës i Brazilit sheh Nejmar e Allison të lënë fushën e lojës, teksa hyjnë Rodrigo dhe portieri i tretë Ueverton.

80’ Ço vë në provë reflekset e Allison, por gjyqtari më pas sinjalizon për një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

77’ GOOOL KOREJA E JUGUT! Aziatikët tundin rrjetën kur pas zhvillimit të një goditje dënimi, Park Sung-ho i futur në fushë pak minuta më parë, mposht Allison me një predhë nga jashtë zonës.

72’ Brazili fillon të bëjë planet për ndeshjen e radhës teksa kthen në stol Militao, Danilo dhe Vinicius brenda pak minutash.

68’ Huang Hi-çan gjuan përsëri me forcë nga e djathta, Allison devijon para se topi të prekë një lojtar tjetër korean, duke bërë që të sinjalizohet pozicion jashtë loje.

62′ Përsëritet dueli i pak minutave të parë dhe përsëri portieri i Koresë së Jugut është vendimtar në grushtimin ndaj gjuajtjes së Rafinja.

55’ Rafinja nga e majta hyn në zonë, vallëzon mes mbrojtësve dhe gjuan por gjen përgjigjen e portierit Kim Seung-Gju i cili devijon sferën jashtë.

47’ Son shfaqet menjëherë para portës së Brazilit por gjuajtja e tij devijohet nga Allison në këndore.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë e sfidës me avantazhin 4-0 të Brazilit.

45’+4’ Kundërsulm i Riçarlison i cili shfaqet para portës, por edhe ai gjen përgjigjen e portierit duke mos ia dalë të çonte sferën në rrjetë.

45’+3’ Vinicius nga e majta nis topin për Rafinja por ky i fundit nuk gjuan siç duhet.

45’+1’ Paketa gjuan në mënyrë të shpejtë me të jashtmen por gardiani i Koresë së Jugut këtë herë nuk befasohet.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

36’ GOOOL BRAZILI! Tjetër nisje e shpejtë e brazilianëve dhe vjen goli i radhës, këtë herë me Paketa i cili çon topin në rrjetë pas asistit nga e majta të Vinicius.

34’ Kasemiro mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, që nuk ka koordinimin e duhur duke përfunduar larg katërkëndorit.

33’ Është përsëri Huang Hi-çan i cili shfaqet para portës, por nuk ia del të kalojë Allison.

29’ GOOOL BRAZILI! Aksion spektakolar i “seleçao” i nisur dhe i finalizuar nga Riçarlison i cili çon topin në rrjetë me lehtësi.

27’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Huang Hi-çan provon përsëri nga jashtë zonës, gjithçka e thjeshtë për Allison.

20’ Mundohet të reagojë Koreja e Jugut, e cila përpiqet të shtyjë “seleçao” në gjysmëfushën e saj në mënyrë që të tentojë portën për të rihapur ndeshjen, por pa gjetur hapësira për të gjuajtur përsëri.

16’ Huang Hi-çan tenton të befasojë Allison me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por gardiani devijon topin mbi traversë.

13’ GOOOL BRAZILI! Shënon Nejmar me penallti.

11’ Riçarlison fiton penallti pasi i rrëmben topin një mbrojtësi që e godet. Për gjyqtarin nuk ka dyshime.

7’ GOOOL BRAZILI! Aksion nga krahu i djathtë i Rafinja, harkimi i tij përfundon në anën tjetër te Vinicuis i cili pret daljen e portierit dhe pastaj çon topin në rrjetë.

3’ Aksion i shpejtë në qendër i Brazilit me Riçarlison dhe Nejmar, por Kim Min-jae ndal gjithçka me një ndërhyrje të saktë.

1’ Nis dueli në stadiumin “974”.

FORMACIONET ZYRTARE

babsbsns

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura