Lituania, nga nesër kryesuese e BE-së

Jun 30, 2013 | 16:31
SHPËRNDAJE

Lituania nga dita e nesërme (1 korrik) do të marrë kryesimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian nga Irlanda.

Zyrtarët lituanezë kanë deklaruar se prioritet i tyre në BE do të jetë stabiliteti financiar dhe rritja ekonomike.

Irlanda, e cila në gjashtëmujorin e parë të këtij ka qenë në krye të BE-së, në pajtim me parimin e rotacionit, do t’ia dorëzojë këtë mandat shtetit baltik. Më 1 janar, 2014, Lituaninë në krye të BE-së do ta zëvendësojë Greqia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura