Ilary Blasi feston ditëlindjen e ulur në prehrin e partnerit të ri Bastian Muller në vilën ku jetonte me Francesco Totti-n

May 6, 2024 | 12:19
SHPËRNDAJE

Ilary Blasi ka festuar ditëlindjen në një barbekju me miqtë dhe të afërmit e saj në oborrin e vilës luksoze që dikur ndante me ish-in e saj Francesco Totti.

ilary blassi

Ilary Blasi në imazhet e publikuara shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj, Bastian Muller në momentin kur sillet torta për të fryrë qirinjtë.

“43 vjet… dhe pas drekës të gjithë shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruhet në tortë.

Motra e saj Melory ka postuar imazhin ku shkruan: “Çfarë mikpritjeje”. Chanel Totti nkomentoi: “Mood”. 

Pak ditë më parë Ilary Blasi ka festuar edhe në Kapadokia me Bastian Muller dhe fëmijët e saj, Cristian, Chanel dhe Isabel Totti.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jeto për momentet që nuk mund t’i shprehësh me fjalë”, shkroi Bastian Muller në urimin për partneren e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura