‘Litari i bukës në fyt, më i tmerrshmi’, Kumbaro i përgjigjet Robert Ndrenikës

Feb 9, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Nje dite pas reagimit te forte te artisteve dhe thirrjes se te madhit Robert Ndrenika, kunder ndertimit te Kullave te Teatri Kombetar ka ardhur reagimi i ministres se Kultures, Mirela Kumbaro.

kumbaro ndrenika

Nga takimi i sotem ne Korce, Kumbaro ka deklaruar: Patjeter qe do ti takoj artistet. Ajo ka theksuar se ministria eshte duke ndermare nje nisme ligjore qe vjen si pasoje e kerkesave jo vetem te artisteve por edhe te institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore sic eshte teatri i Korces.

E pyetur per reagimin e aktorit Robert Ndrenika ajo u pergjigj: Duhet te flas me te.

Reagimi i Kumbaros 

Nisma per te krijuar mekanizma per organizimin e projekteve kulturore te cilat sot edhe per gjera te vogla sic jane rekuizitat apo veshjet duhet te kalojne ne disa procedura burokratike te prokurimit, te cilat perpos te tjerash krijojne edhe pengese per krijimtarine artistike. Ligji aktual per artin dhe kulturen qe eshte ai i vitit 2010 ka krijuar nje mekanizem lehtesimi per projektet kulturore qe perjashton nga prokurimi nepermjet formules se kolegjiumeve vetem per Ministrine e Kultures.

Ne gjykojme qe ky mekanizem duhet te perhapet edhe tek institucione te tjera me qellim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve te tjere per mbeshtetjen e aktiviteteve kulturore. Projektligjin e kemi nxjerre per konsultim publik, e kemi nxjerre ne faqen e Ministrise se Kultures, e kemi derguar me email tek te gjithe aktoret dhe grupet e interesit. Sot ka bashki qe i djegin fondet per kulturen sepse nuk dine si te procedojne me keto labirinthe burokratike.

I kemi ftuar te gjithe qe te japin sugjerimet e tyre ne lidhje me draftin qe kemi propozuar dhe kjo eshte faza e konsultimit. Dua te theksoj se pervec disave te cilet e kane lexuar ende nuk kemi asnje pergjigje zyrtare nga drejtuesit vendore apo subjekte te tjere te interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime te artisteve por besoj se mbasi te takohemi do sqarohemi te gjithe.

Kemi parashikuar javen qe vjen nje tryeze per kete draft dhe nese ka kerkesa per tryeza te tjera jemi te gatshem per ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk eshte lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistet pasi para se te kuptojme cfare kerkojne, duhet te kuptojne ata cfare ofron drafti.

Ne lidhje me ndertimin e Kulles tha: Po mbarojne punimet ne qendren e artit e pagezuar me emrin Turbina. Salla aktuale e teatrit do te vazhdoje te jete funksionale edhe per trupen e teatrit edhe per trupa te tjera. Teatri Kombetar do vazhdoje te jete ne funksion deri diten qe do te na vije projekti por trupa e tij do zhvendoset ne nje mjedis shume komod dhe ne kete gje e kemi dakordesuar me heret me artistet.

DHORJELA ÇULE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura