LISTA/ Nga Gazmend Oketa, Fitim Zekthi tek Andi Lila dhe Mateo Spaho, kush janë prurjet e Bashës që mbetën jashtë Këshillit Kombëtar

May 3, 2022 | 14:03
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Përplasja në strukturat qendrore të Partisë Demokratike është reflektuar edhe në nivelet më të ulëta.

Keshilli-kombetar-te-perjashtuarit-kush-ngeli-jashte-lista-Basha

Kështu, ditën e shtunë, në Kuvendin Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, votimi për Këshillin Kombëtar të PD-së la jashtë disa nga figurat e reja që spikatën në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar. Kështu, sipas listës fituese të lexuar nga deputetja Albana Vokshi, jashtë këshillit kombëtar mbeti ish-futbollisti i kombëtares Andi Lila.

Ndonëse nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të PD-së, duket se Lila është penalizuar nga fakti që iu bashkua Këshillit Kombëtar në Kuvendin e thirrur nga Basha. Gjithashtu, jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike mbeti edhe këshilltari ligjor i Grupit të Partisë Demokratike, Marash Logu. Në vijim të prurjeve të Lulzim Bashës, jashtë listës kanë mbetur analistë të njohur politikë, si Agim Baçi apo Fitim Zekthi, si dhe moderatorja Ori Nebiaj, e cila më 25 prill kandidoi edhe për një mandat deputeti. Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha në fundjavë, zgjodhi 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së, që u bënë me dije nga Albana Vokshi, e cila tha se 75 prej tyre janë anëtarë të Forumit të Gruas, si dhe të Forumit Rinor të PD-së.

Jashtë Këshillit të ri Kombëtar duket se kanë mbetur edhe disa prej kryetarëve të degëve të PD-së, të cilët u pozicionuan në mbështetje të Bashës. Jashtë listës me 150 emra mbeti edhe kryetari i komanduar i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit për pak vota do të ishte zgjedhur deputet, duke thyer herësin. Kujtojmë që Kapllanaj ka qenë i ashpër në deklaratat e tija kundër Berishës. Madje ai u zotua në rrjete sociale se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha dilte forcë e dytë në zgjedhjet e 6 marsit, por më pas ai u tërhoq dhe tha se ishte një deklaratë e nxituar.

Nuk u rizgjodhën në Këshillin Kombëtar as ish-kryetarja e Këshillit Kombëtar Arta Sakja apo Blendi Sulaj. Sakaq, edhe pse ishte i vetmi nga kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare në zgjedhjet lokale të 6 marsit që doli forcë e dytë, Ferdinand Saraçi, ish-kandidati i Bashkisë Rrogozhinë, nuk është pjesë e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD-së duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu, para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe Kryesinë e re të PD-së. Një ditë më parë, Sali Berisha i la detyrë që Këshilli Kombëtar të zgjedhë edhe zëvendësuesin e Enkelejd Alibeajt, të cilin e shkarkoi nga posti i kreut të grupit, pavarësisht se ky i fundit dhe grupi i tij nuk njohin asnjë vendim të Sali Berishës.

Anëtarët e Këshillit të PD që mbetën jashtë:

Agest Kopellaj
Agim Baçi
Agron Kapllanaj
Albert Avduli
Andi Lila
Arta Sakja
Blendi Sulaj
Bujar Vreto
Dashnor Visha
Dorian Gjomarkaj
Enriketa Papa
Entela Shehaj
Ervin Goxha
Eugen Isaj
Everest Dedaj
Ferdinand Saraçi
Fitim Zekthi
Fran Frrokaj
Gazmend Koduzi
Gazmend Oketa
Gentian Gaba
Gentian Ndoj
Gentjan Muça
Ibrahim Sako
Indrit Sefa
Isa Sakja
Jemin Gjana
Jonila Godole
Juela Hamati
Lulzim Omuri
Marash Logu
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Mirlinda Çollaku
Ndriçim Mehmeti
Orjela Nebiaj
Pellumb Seferi
Redon Zogaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura