Lista e këshilltarëve të Tiranës, Rama heq babain e Ben Blushit

May 6, 2015 | 15:20
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste depozitoi dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 61 kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kiço Blushi

Në orën 18:00, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji, ka depozituar në protokollin e KQZ-së listën e kandidatëve.

Në listën e re bie në sy se kryesuesja e listës së kandidatëve është Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Kurse i dyti në listë është kryetari aktual i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.

Nderkohe qe në listën e kandidatëve të rinj, vetëm 6 kandidatë kanë qenë pjesë e Këshillit mandatin e shkuar. Bie në sy se Kryeministri Rama ka hequr nga lista 16 emra të këshilltarëve aktualë.

Rama nuk ka rikandiduar shkrimtarin dhe publicistin Kiço Blushi, i cili është babai i deputetit të PS-së, Ben Blushi.

Në listë mungojnë emrat e Lorenc Vangjelit, Tritan Kalos, Gerta Lubonjës, Arbian Maznikut, Dhimitër Muslisë, Fatbardh Barjabës, Gent Bazhelit, Juliana Hoxhës, Mehmet Hasanlamit.

Po ashtu, Rama ka hequr nga listat e këshilltarëve Megi Ajturesën, Valbona Tahirajn, Petrit Agon, Harri Mullën, Erik Skendajn, Xhevdet Kaçanin dhe Suzana Hakramën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura