Lihet në burg Edison Kodralli, tension në sallë

Nov 3, 2012 | 11:02
SHPËRNDAJE
Viktima Et’hem Hëna

KORÇE- Vendimi për të lënë në burg shtetasin, Edison Kodralli, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen Et’hem Hënës ka hskatuar tension në sallën e gjyqit. Kanë qenë familjarët e Kodrallit të cilët nuk janë pajtuar me vendimin, duke shkaktuar kështu një përplasje me policinë brenda sallës së gjyqit.

Familjarët kanë kundërshtuar me forcë vendimin e dhënë nga Gjyakata, pasi sipas tyre 35- vjeçari është i pafajshëm. Bashkëshortja e të akuzuarit, Albana Kodralli ka thënë për mediat se burri i saj është i pafajshëm, dhe se policia duhet të gjejë autorin e vërtetë të këtij krimi.

Prova kryesore mbi të cilën është mbështetur akuza për vrasjen e 58-vjeçarit është një bluzë e Edison Kodrallit, ku janë gjetur gjurmë të djegies. Sipas familjarëve, këto janë shkaktuar nga saldimi që ai ka kryer në makinë së bashku me kunatin, por nga policia pretendohet se janë kryer analizat laboratorike që vërtetojnë se kemi të bëjmë me lëndë eksplozive (barut).

Ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Et’hem Hëna  u shënua pak ditë më parë  në fshatin Vloçisht, ku banon dhe familja e viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura