“Lindi Dielli”- Vjen në jetë fëmija i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, regjisori publikon foton e ëmbël me foshnjën në krah

Oct 19, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. 

Moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj mirëpritën në jetë fëmijën ditën e sotme.

Lajmi i bë i ditur nga regjisori, i cili publikoi një foto me foshnjën në krah në maternitet.

“Lindi Dielli ☀️”- shkroi Eduart Grishaj krahas fotos, duke lënë të nënkuptohet se “Dielli” është emri që kanë zgjedhur për bebin.

Arbana Osmani ka edhe një djalë, Jonin nga martesa me ish-bashëshortin, ndërsa regjisori u bë baba për herë të parë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura