Linda Halimi përflitet si një ndër fitueset e paracaktuara të Festivalit në RTSH

Nov 5, 2016 | 9:53
SHPËRNDAJE

Festivali i Këngës në RTSH do të ngrejë siparin e edicionit të 55-të në dhjetor, por edhe këtë vit, ende pa filluar gara, kanë nisur aludimet për emrat e fituesve potencialë. 24 pjesëmarrës do të konkurrojnë për të fituar vendin e parë në këtë garë muzikore, ku këndohet “live”, dhe më pas për të përfaqë- suar Shqipërinë në “Eurovision 2017”, në Kiev të Ukrainës.

Portalet kanë nisur aludimet për fituesit e paracaktuar, që sipas renditjes flitet të jenë Linda Halimi dhe Flaka Krelani, që konsiderohen zëra të fuqishëm dhe potencialë për të përballuar skenën e “Eurovizionit”. Ndërkaq Linda, e cila ka zgjedhur titullin e këngës “World”, është konsideruar kandidate e fortë për të qenë pjesë- marrëse në “Eurovision”, ndërkohë që ajo udhëton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në këtë garë.

Linda-Halimi

Por çfarë thotë vetë Linda për pritshmëritë e kësaj gare me këngën e krijuar nga Klodian Qafoku dhe vargje të Big Bastës. “Do të jem me pushime në Zvicër te familja ime, dhe mendova të sjell një këngë, pse jo për Festivalin e fundvitit në RTSH”, tha ajo për “Panoramën”.

Pyetjes se pse i intereson Europa ende, ndërkohë që jeton në SHBA ku dhe zhvillon karrierën e saj, u përgjigj: “Unë vij nga ai vend. Pavarësisht punës sime në SHBA, unë s’mund thjesht ta lë vendin ku kam lindur dhe jam rritur.

Kam një publik që një jetë të tërë më ka mbështetur dhe herë pas here duhet të sjell diçka të re. Dhe pse jo në RTSH, ku çdo gjë bëhet “live”, domethënë orkestra dhe organizimi. Veç të tjerash, më intereson gjithë bota, jo vetëm SHBA, ose vetëm Europa ”. Pyetjes se cilët këngëtarë i duken rivalë të fortë, ajo u përgjigj: “Hmmm… nuk i quaj rivalë. I quaj kolegë të talentuar, me të cilët do të kalojmë një eksperiencë të bukur. Gjithmonë në festival kam kaluar mirë, pavarësisht emocioneve dhe etheve.

” Ndërkohë që emri tjetër i përfolur si fituese është Flaka Krelani, e cila rikthehet në këtë edicion pas shijes jo të mirë së çmimit të tretë vitin e kaluar. Gjithashtu, po përflitet edhe këngëtari e ri Dilan Reka, që do të shoqërojë si pjesë e delegacionit, fituesen e Festivalit të Këngës, pikërisht të përfolurën kryesore Lindën./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura