“Likuidimi i Enverit nga mjekët”, Sokoli i përgjigjet Kalos: Pse mbështes Lilianën

Dec 10, 2017 | 11:51
SHPËRNDAJE

Pas akuzave te nuses se Enverit, në adresë të tij, si një nga personat që kishte gisht në vrasjen e ish-diktatorit dhe reagimit te mjekut Isuf Kalo, vjen pergjigja e djalit te Enver Hoxhes, Sokol Hoxhes.

isuf kalo

Në reagimin e tij për “Panorama”, Sokol Hoxha mbështet bashkëshorten e tij dhe i kujton Isuf Kalos se të njëjtin reagim me të njëjtat epitete ka mbajtur për të dhe Lilianën edhe para disa vitesh, kur ai ka treguar të vërtetat që di për vdekjen e Enver Hoxhës dhe rolin e Ramiz Alisë në të.

“Shumë shkurt do të them se si paska “harruar” Kalo prononcimin tim edhe më gjerë në një emision televiziv, pak vite më parë, kur menjëherë reagoi edhe ndaj meje, ashtu si sot ndaj Lilianës?! Gjithsesi, meqë i intereson mendimi im personal, z. Kalo mund ta gjejë te libri “Pushtimi i brendshëm” i bashkëshortes sime”- thote ai per “Panorama”.

Sokol Hoxha
Sokol Hoxha

Liliana Hoxha akuzoi Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë dhe mjekun personal të udhëheqësit komunist, Isuf Kalon, se kanë vrarë përmes mjekimit Enver Hoxhën.

Përmes një interviste të gjatë për gazetën “Panorama”, zonja Hoxha tregon se si Enver Hoxha që në vitin 1974 u izolua nga Isuf Kalo nën diagnozën e një sëmundjeje të rëndë.

Sipas saj, në bashkëpunim me Kalon, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha synonin ta eliminonin Enver Hoxhën nga aktiviteti politik dhe shtetëror duke përgatitur ardhjen në pushtet të Ramiz Alisë.

enveri

Zonja Hoxha akuzon Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë se ishin agjentë të hershëm të UDB-së jugosllave, ndërsa eliminimi i Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare, në interes të ish-Jugosllavisë.

Për të arritur këtë qëllim, sipas zonjës Hoxha, Kalo udhëtonte vetëm jashtë shtetit, në kundërshtim me protokollin për daljet jashtë shtetit, ndërsa ilaçet që ai blinte kryesisht në Francë për Enver Hoxhën, kanë shkaktuar vdekjen e ngadaltë të udhëheqësit komunist.

Por akuzave të zonjës Hoxha iu përgjigj një ditë më parë mjeku i njohur, Isuf Kalo, i cili i cilësoi akuzat ndaj tij dhe deklaratat në përgjithësi të Liliana Hoxhës jo normale.

“Zonja në fjalë njërin e bën agjent të UDBsë, tjetrin agjent të KGB-së, thua se këtu ka qenë qendra botërore e agjenturave. A është për t’u besuar?! Kjo është qesharake. Ajo ka qenë një ndër pacientet e mia dhe unë i uroj shëndet të mirë mendor dhe fizik”, tha për gazetën “Panorama”, profesor Kalo, i cili hodhi dyshime se bashkëshorti i zonjës Hoxha,  nuk ndan të njëjtat qëndrime me të dhe se mendon ndryshe nga ajo për nënën e tij dhe vdekjen e babait të tij, Enver Hoxha.

Intervisten e plote e lexoni ne PANORAMA PRINT 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura